Një person është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:30 në fshatin Nashec, Prizren.
Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/