Site icon Telegrafi

Sulm në Vushtrri rreth një prone, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje rreth një prone e kishin sulmuar një person tjetër i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodh të mërkurën rreth orës 10:40 në fshatin Stanofc i Epërm, në Vushtrri.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë pa fishek.

Ndërkaq, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version