Telegrafi

Sulm në Prizren, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me një person tjetër e kishte sulmuar fizikisht atë, duke e goditur me grushte.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:45, në Prizren.

Siç thuhet në raport, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/