Një person është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:08, në Prizren.
Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/