Telegrafi

Sulm në Prishtinë, arrestohen dy persona

Një person i shoqëruar me dy femra në veturën e tij është sulmuar fizikisht nga dy persona tjerë, ku lëndime trupore ka pësuar e mitura, gjithashtu me mjete të forta ia kanë dëmtuar automjetin.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:48, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima në tentim për të ikur nga të dyshuarit ka shkaktuar aksident trafiku me dëme materiale duke i goditur tri automjete.

“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, njëri  pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/