Telegrafi

Rrahje në Prishtinë, arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10:10, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësorë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/