Telegrafi

Sulm në Kaçanik

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar me boks të hekurit një person tjetër, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:00 në rrugën “Skenderbeu”, në Kaçanik.

Sipas raportit të policisë, viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/