Telegrafi

Sulm në Gjakovë, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar, pasi e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të mbrehtë, një person tjetër.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:03 në fshatin Novosellë e Epërme, Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/