Një person është arrestuar pasi që kishte sulmuar fizikisht një person tjetër, me ç’rast i kishte dëmtuar edhe veturën duke e goditur me një mjet të fortë.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 23:45 në rrugën “Anton Çeta”, në Gjakovë.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/