Një person është arrestuar pasi që kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 07:30 në fshatin Talinovc, Ferizaj.
“Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/