Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian miratoi të martën raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në territorin e Kosovës.
Komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi në një postim në “X” e quajti këtë si lajm të mirë për serbët e Kosovës.
“Propozimi ynë për të lejuar udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave serbe të Kosovës u mbështet nga komiteti LIBE. Është një hap i madh drejt arritjes së regjimit të udhëtimit pa viza për të gjithë Ballkani Perëndimor kur udhëtohet në BE”, shkroi komisioneri Varhelyi.
Good news for Kosovo Serbs!
Our proposal to allow visa-free travel for Kosovo Serb passport holders was supported by the @Europarl_EN @EP_Justice LIBE committee.
It is a major step towards achieving visa -free regime for the whole #WesternBalkans when travelling to the #EU.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 9, 2024
E ky koment i tij ka pasuar me reagime të shumta në “X” nga figura të njohura nga politika, mediat dhe shoqëria civile.
Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel ka thënë se ky është një lajm i keq për Kosovën.
“Lajm i keq për Kosovën, ose një tjetër shembull i Bashkimit Evropian që saboton qëllimet e veta për eliminimin e strukturave paralele në veri të Kosovës dhe promovimin e integrimit të pakicës serbe”, ka shkruar Israel.
Bad news for Kosovo 🇽🇰
(or another example of how the EU is sabotaging its own goals of eliminating the parallel structures in northern Kosovo and promoting the integration of the Serb minority). https://t.co/eMfaIGaMSE
— Stephan Israel (@StephanIsrael) April 10, 2024
Edhe redaktorja dhe gazetarja e “Euractiv”, Alice Taylor ka reaguar ndaj këtij vendimi të BE-së, duke thënë se ky është sulm ndaj sovranitetit të Kosovës.
“Nuk ekziston një gjë e tillë si pasaporta e serbëve të Kosovës, vetëm pasaporta të lëshuara ilegalisht nga Serbia për serbët e Kosovës që refuzojnë të marrin një pasaportë të Kosovës. Ky është një sulm drejtpërdrejt ndaj sovranitetit të Kosovës dhe BE-ja ka bërë një gabim të madh këtu”, ka shkruar Taylor.
There is no such thing as a Kosovo Serb passports, just passports issued illegally by Serbia to Kosovo Serbs who refuse to get a Kosovo passport. This is a direct attack on Kosovo’s sovereignty and the EU has massively missed the mark here. https://t.co/brESVgwEKM
— Alice Taylor 🇦🇱🏴🇬🇧🇪🇺 (@Aliceinalbania) April 10, 2024
Ekspertja për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Federica Woelk, ka shkruar se kjo është një hipokrizi.
“Pra a mundet që Kosova të lëshojë pasaporta kosovare edhe shqiptarët në Serbi? Sepse duke ndjekur qëndrimin tuaj, duhet të jetë e mundur! Ndaloni me standarde të dyfishta dhe ndaloni me qetësimin!”, ka shkruar Woelk në “X”.
https://twitter.com/federicawoelk/status/1778142156365996447
Rreth vendimit për heqjen e vizave edhe per serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë, ditë më parë reagoi edhe Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit Bensik Bislimi.
Kadiu, përmes një postimi në Facebook, thotë se Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme i Parlamentit Evropian nuk reflekton realitetin e së drejtës për udhëtime pa viza të qytetarëve nga komuniteti serb.
Ai tha se pasaportat ilegale të lëshuara nga Serbia shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, andaj dhe nuk mund të njihen apo të jenë dokument i vlefshëm udhëtimi.
Raporti, i përpiluar nga deputeti slloven, Matjazh Nemec, u miratua të martën me 34 vota për, 7 kundër dhe 12 abstenime.
Pas votimit të së martës, pritet që i njëjti raport të votohet edhe në seancë plenare nga i tërë Parlamenti Evropian, që do të zhvillohet prej 22 deri më 25 prill.
Kjo seancë plenare do të jetë edhe e fundit në këtë përbërje të Parlamentit Evropian, pasi nga data 6 deri më 9 qershor do të zhvillohen zgjedhjet e reja për Parlamentin Evropian në 27 vendet anëtare të BE-së. /Telegrafi/