Site icon Telegrafi

Sulm ndaj policisë në Ferizaj – arrestohet i dyshuari

Një incident i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në lagjen Dardani të Ferizajt, ku katër persona u përfshinë në një rrahje ndërmjet vete.

Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes për të ndaluar konfliktin, njëri nga të dyshuarit sulmoi fizikisht një zyrtar policor, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Viktima ka marrë menjëherë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, pas intervistimit nga autoritetet, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe po vazhdon të hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/

Exit mobile version