Telegrafi

Sulmi i mundshëm në spitalet e Kosovës, flet ministri Arben Vitia

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka marrë informatë për një kanosje në spitalet e vendit, dhe për këtë ka ndërmarrë të gjitha masat parandaluese.

Lidhur me këtë gjë ka folur edhe ministri i i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, ka deklaruar se spitalet janë të sigurta.

Lexo po ashtu Kërcënim për një sulm në një nga spitalet e Kosovës, Policia në gjendje gatishmërie

“Pacientët janë të sigurt, ne bashkë me bordin dhe drejtorin e SHSKSUK kemi pasur takim, ku kemi diskutuar që përcjellja e familjarëve nëpër spitalet tona nuk duhet të jetë më shumë se një, për momentin duke respektuar masat tona. Ne kemi marrë masat që institucioni shëndetësorë të mos jetë shpërndarës i virusit”, ka thënë Vitia.

Ndryshe përpos Prishtinës, masa të rrepta po zbatohen edhe në veri të Mitrovicës, ku që nga mëngjesi i sotëm, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke bërë kontrolle të rrepta për automjetet që hyjnë në zonën e Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut. /Telegrafi/