Telegrafi

Sulm, grushte e ndjekje me makinë si në filma, në Malishevë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar, pasi njëri prej tyre pas një mosmarrëveshje në trafik e kishte sulmuar me grusht personin tjetër dhe e kishte ndjekur me veturë ku edhe ishin aksidentuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:50, në Malishevë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari tjetër brenda oborrit të stacionit policor kishte goditë më grusht personin e njëjtë.

Tutje në raport sqarohet se njëri prej të dyshuarve ka marr tretman mjekësor për shkak të një lëndimi.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre pas një mosmarrëveshje në trafik e kishte sulmuar me grushte viktimën mashkull kosovar dhe kishte ndjekur me veturë ku edhe ishin aksidentuar, ndërsa i dyshuari tjetër brenda në oborrin e stacionit policor kishte goditë me grusht viktimën e njëjtë. Njëri prej të dyshuarve ka marr tretman mjekësor për shkak të një lëndimi. Pas intervistimit njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/