Një person pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:30 në fshatin Brezne, Dragash.
Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.
Ndërsa siç thuhet në raport, i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/