Site icon Telegrafi

Sulm fizik në Prishtinë, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Një person pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person tjetër si dhe ia ka dëmtuar veturën.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:20, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Pas një mosmarrëveshje në trafik, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën mashkull kosovar, si dhe ka dëmtuar veturën e viktimës. Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version