Telegrafi

Sulm fizik në Prishtinë, lëndohet një person

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 00:02 në rrugën “B”, në Prishtinë.

Tutje në raport, thuhet se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime me ç ‘rast i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime me ç ‘rast i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/