Në person është dërguar për tretman mjekësor pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin, e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:40, në Kaçanik.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari gjendet në arrati.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/