Telegrafi

Sulm fizik në Istog, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Një person arrestohet, pasi kishte sulmuar me mjete të fortë  një person tjetër.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:30, në Istog ku viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar me një mjetë të fortë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/