Telegrafi

Sulm fizik në Istog, arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor (pyll), e kanë sulmuar një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:00 në fshatin Kosh, në Istog.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor (pyll), e  kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/