Telegrafi

Sulm fizik në Graçanicë, një person i lënduar

Një person i kombësisë serbe është sulmuar nga tre persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 04:00 në fshatin Kishnicë, në Graçanicë.

Sipas raportit të policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Graçanicës.

“Njësitet policore kanë konfiskuar një automjet që dyshohet se e kanë përdorur të dyshuarit, gjithashtu kanë arritur t’i identifikojnë dy të dyshuar serbë, të cilët gjenden në arrati, ndërsa i dyshuari i tretë nuk është arritur të identifikohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/