Dy persona janë arrestuar pasi kishin sulmuar fizikisht një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:00 në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në rapport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshiuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar.
“Janë arrestuar dy(2) të dyshuar meshkuj kosovar pasi që kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/