Disa njerëz thuhet të jenë plagosur në një sulm me dron në objektet industriale në Tatarstan të Rusisë, thanë autoritetet lokale të martën.
“Këtë mëngjes, ndërmarrjet industriale të republikës në Yelabuga dhe Nizhnekamsk u sulmuan nga dronë. Nuk ka dëme serioze, procesi teknologjik i ndërmarrjeve nuk u ndërpre”, ka thënë kreu i Tatarstanit, Rustam Minnikhanov në një postim në kanalin e tij Telegram, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
?Two drones attacked the city of Yelabuga in Russian Tatarstan, more than 1,000 km from Moscow, — rosZMI
The explosions occurred on the territory of the Yelaz-Naftoprodukt oil refinery.
russian bastards. pic.twitter.com/Sam46rIJMg
— Jürgen Nauditt ???? (@jurgen_nauditt) April 2, 2024
Rajoni ndodhet rreth 650 km në lindje të Moskës dhe më parë nuk ishte ndikuar drejtpërdrejt nga konflikti në Ukrainë.
Drones attacked enterprises in Yelabuga and Nizhnekamsk in Tatarstan for the first time
This is more than 1,200 kilometers from the Ukrainian border. Six people were injured. In Yelabuga there is a production of “shaheds”, and in Nizhnekamsk there is a large petrochemical… pic.twitter.com/fwP7YCzT4b
— NEXTA (@nexta_tv) April 2, 2024
Kanalet në rrjetet sociale po shpërndajnë edhe video që supozohet se tregojnë momentin e sulmit ndaj kompanisë në qytetin rus Yelabuga.
Ndërkohë siç thekson “Nexta”, dronët sulmuan ndërmarrjet në Yelabuga dhe Nizhnekamsk në Tatarstan për herë të parë.
“Kjo është më shumë se 1200 kilometra nga kufiri ukrainas. Gjashtë persona u plagosën. Në Yelabuga ka një prodhim të ‘shaheds’, dhe në Nizhnekamsk ka një kompleks të madh petrokimik”. /Telegrafi/