Telegrafi

Sulm i dhunshëm nga një grup burrash, ndaj një gruaje që ishte vetëm duke festuar Vitin e Ri

Pamjet rrëqethëse nga Mansoura e Egjiptit, e tregojnë sulmin e dhunshëm të një grupi burrash, ndaj një gruaje që ishte vetëm.

Derisa po festonte Vitin e Ri, në një prej rrugëve të këtij qyteti që ndodhet në afërsi të Kajros, ata i janë vënë pas dhe kryen ngacmime seksuale ndaj saj, transmeton Telegrafi.

Filmimi që është shpërndarë në internet, e tregon atë me pjesën e sipërme të hequr, derisa grumbulli i atyre që e rrethuan, e detyrojnë të hyjë në veturë.

Organizatat për të drejtat e njeriut, kanë kërkuar të identifikohen kryerësit e këtij sulmi, derisa nuk dihet për fatin e viktimës, se ku ndodhet apo gjendja shëndetësore që ka.

Në Egjipt, sulmet e ngjashme nuk janë të rralla, pasi që kryerësit nuk ndiqen shumë, ndërsa për një dhunues, ligjin nuk parashikon më shumë se një vit burg, apo një gjobë jo shumë të lartë. /Telegrafi/