Telegrafi

Sulm me armë zjarri në Washington, një i vdekur dhe dy në gjendje të rëndë

Të paktën një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga një sulm që u bë në Bellevue të Washingtonit.

Sipas policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 07:30 së ditës së shtunë.

Policia tha se incidenti nuk ishte një sulm i rastësishëm dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë ishin duke marrë pjesë në një aheng.

Mediet lokale, duke përmendur dëshmitarët okularë, raportuan se një burrë kishte nxjerrë thikën për t’i sulmuar disa të ftuar përpara se një tjetër i ftuar të gjuante me armë te ai. /Telegrafi/