Site icon Telegrafi

Sulm me armë në Livoq të Epërm, vetura e një qytetari goditet katër herë me plumba

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast shkaktimi të rrezikut të përgjithshëm që ka ndodhur në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit.

Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë duke lëvizur me veturë në rrugë, nga persona dhe drejtimi i panjohur është shtënë me armë me ç’rast është goditur vetura me plumba katër herë.

Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur katër gëzhoja të kalibrit të vogël.

Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime. /Telegrafi/

Exit mobile version