Telegrafi

Sulm me armë në Hallaq të Lipjanit, vdes një person dhe pesë të tjerë plagosen

Foto: Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur sot rreth orës 07:00 në fshatin Hallaq i Madh, në Komunën e Lipjanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, njëri prej të plagosurve nuk ka mundur t’iu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht, hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/