Site icon Telegrafi

Sulm i armatosur në një shkollë në Michigan, vriten tre nxënës dhe plagosen gjashtë tjerë –15-vjeçari shtiu mbi bashkëmoshatarët

Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tre nxënës dhe ka plagosur gjashtë tjerë në shkollën e mesme Oxford në Michigan.

Autoritetet thonë se nxënësi 15-vjeç hapi zjarri mbi shkollën e tij të mesme në Michigan, duke vrarë tre nxënës dhe plagosur gjashtë persona tjerë – përfshirë një arsimtar, transmeton Telegrafi.

Zëvendës-sherifi i Oakland, Mike McKabe, ka thënë se nuk i di motivet e sulmit në shkollën Oxford në qytetin që mban të njëjtin emër.

Autoritetet kanë arrestuar të dyshuarin në shkollë të cilit i kanë gjetur një revole. Policët nuk kanë zbuluar menjëherë emrin e të dyshuarit apo viktimave.

E pas orës 14:00 ka ateruar një helikopteri i spitalit në parkingun e shkollë. Kjo shkollë është mbyllur përkohësisht, e disa nxënës janë mbyllur nëpër klasa derisa policët po kontrollonin tërë hapësirën. /Telegrafi/

Exit mobile version