Dy persona u vranë dhe tre të plagosur nga një sulm Husi në jugperëndim të San’a, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Po sipas medieve të huaja, ka qenë Lëvizja rebele Husi në Jemen që ka njoftuar se luftëtarët e saj sulmuan një luftanije të Marinës Mbretërore të Arabisë Saudite.
E Agjencia shtetërore e lajmeve, me bazë në San’a, e udhëhequr nga Husi-t, ka publikuar një regjistrim të sulmit.
Gjithashtu bëhet e ditur se Agjencia arabe SPA ka raportuar se Husi-t, me këtë rast, kanë vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë.
“Tri anije bombë vetëvrasëse që i përkasin milicive Husija sulmuan fregatën saudite e cila ishte duke patrulluar në perëndim të Hudaydah”, sipas SPA.
Më parë këtë muaj, shkruajnë më tej mediat e huaja, roja bregdetare e Jemenit paralajmëroi luftanijet të mos synojnë objektivat civile të ngushticës strategjike të Bab el-Mandeb, që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit.
Gjithashtu thuhet se ushtria e Jemenit kishte shkatërruar një luftanije saudite në një sulm me raketa në Bab el-Mandeb në tetor të vitit 2015.
Përleshjet në Jemen arritën kulmin në mars të vitit 2015, kur koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi sulmet ajrore ndaj pozicioneve të kryengritësve të lëvizjes shiite Husi dhe aleatëve të tyre, të cilët kanë pushtuar kryeqytetin San’a.
Koalicioni kërkon sulme ajrore për të ndihmuar në ri-krijimin e një qeverie të njohur ndërkombëtarisht, anëtarët e të cilës u larguan nga vendi pas Husi-t morën San-an. /Telegrafi/