Site icon Telegrafi

Sulejman Osmani nga ‘Grupi i Kumanovës’ ekstradohet në Maqedoni

Komandant Sula ose që njihet me emër si Sulejman Sula dje në mesditë është ekstraduar nga Kosova në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqdoni.

Osmani 55 vjeçar si i përfshirë në ‘Grupin e Kumanovës’ ishte arrestuar në Kosovës në korrik të vitit 2015, pas një flet-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia.

Pas dorëzimit të të mbijetuarve të konfliktit, ai në mënyrë misterioze, me pranga në duar, arriti t’i ikë policisë maqedonase dhe deri tani nuk dihej gjë për vendndodhjen e tij.

Osmani për disa mediume deklaroi se kishte arritur të arratiset, pasi ishte dërguar nga policia me helikopter për ta treguar vendin e fshehjes së armëve të grupit të armatosur afër fshatit Gushincë. /Telegrafi/

Lexo më shumë: Dëshmi e fortë: Ja çfarë ndodhi në “Lagjen e Trimave” më 9-10 maj! (Video)

Lexo më shumë: Arrestohet Sulejman Osmani, pjesëtar i Grupit të Kumanovës

Exit mobile version