Mbrojtësi i Bayernit të Munichut, Niklas Sule nuk ndien keqardhje që ka hedhur poshtë ofertën e Chelseat.
Mbrojtësi 23-vjeçar ka zgjedhur të qëndrojë te skuadra bavareze edhe pse kishte marrë një ofertë më joshëse para dy vjetëve sa ishte pjesë e Hoffenheimit.
Sule i kujtoi portalit TZ fazën kur ishte në mëdyshje se çfarë do të bënte me karrierën futbollistike.
“Isha në fazën që më duhej t’i dëgjoj, por më pas e dija se do të ishte një hap i madh. Por a do të luaja?”
“Kjo është arsyeja pse ishte një vendim i vështirë në atë kohë: A duhet të shkoj tani jashtë vendit ose të preferoj të qëndroj në vendin tim?”
“Kur Bayerni troket, ju mendoni, natyrisht: Nëse i hedh poshtë ato tani, mundësia nuk mund të kthehet kurrë, sepse FCB mund të marrë çdo lojtar që dëshiron dhe kam luajtur shumë në sezonin e kaluar edhe sivjet”, tha gjermani.
Ndryshe, shtatgjati deri më tani ka pasur 49 paraqitje për rekordmeister dhe ka shënuar tre gola. /Telegrafi/