Site icon Telegrafi

Suksesi i taekwondistëve të Kosovës në Kampionatin Botëror për Junior

(Foto: Screenshot/Facebook/KOK)

Dy taekwondistët e rinj, Mal Sahiti dhe Sylejman Vizdiklar, kanë arritur sukses në Kampionatin Botëror për Junior, të mbajtur prej 2 deri më 7 gusht 2022 në Sofje të Bullgarisë.

Sahiti dhe Vizdiklar, të dy bursistë të Komitetit Olimpik të Kosovës si “Shpresa Olimpike 2022”, fituan nga dy luftëra, për të përfunduar në vendet e nënta në botë.

Mali garoi në kategorinë deri në 68 kilogramë, ndërsa Sylejmani në -51 kg. Me pak fat, të dy kanë mundur të hyjnë në zonën e medaljeve.

Paraqitje të mirë patën edhe garuesit tjerë, Denis Bllaca (-55 kg) dhe Elion Agushi (-68 kg), të cilët shënuan nga një fitore, ndërsa Jon Gashi (-73 kg) u ndal në raundin e dytë. Gashi është po ashtu bursist i KOK-ut.

“KOK përgëzon taekwondistët e rinj dhe iu uron fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Komiteti Olimpik i Kosovës.

Exit mobile version