Mediat italiane shkruajnë se trajneri i Interit, Simone Inzaghi, pëlqehet nga Tottenham dhe shihet si zëvendësues ideal i Antonio Contes.
FCInterNeës.it shkruan se agjenti i tij, Tullio Tinti, mori një telefonatë nga Tottenham duke e pyetur nëse ai do të ishte i interesuar të merrte vendin e punës.
Inzaghi mori drejtimin nga Conte në Inter dhe në dy sezonet e tij në klub ka arritur të përfundojë i dyti në Serie A, ndërsa ka fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë në sezonin e tij të parë.
Deri më tani në vitin e dytë, ai ka fituar sërish Superkupën e Italisë, ka arritur në finalen e Kupës së Italisë që do të luhet kundër Fiorentinës më 24 maj dhe ka epërsi 2-0 në ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Milanin.
Pozicioni i tij kishte qenë një dyshim i madh vetëm disa javë më parë për shkak të disa rezultateve të dobëta në Serie A, por edhe ata janë kthyer tani dhe nëse mundin Sassuolo sonte, Interi do të kalojë të paktën në vendin e tretë.
Rrugëtimi evropian i ka bërë më shumë përshtypje Tottenhamit, veçanërisht duke pasur parasysh se në dy vjet Conte nuk kishte arritur kurrë ta ngjiste Interin përtej fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Rekordi evropian i Contes ka qenë gjithmonë i tmerrshëm.
Ai e ndërpreu kontratën e tij me pëlqim të ndërsjellë me klubin e Ligës Premier në mars, ndërsa klubi anglez duhet të mendojë edhe kontratën e Inzaghit që ëhstë deri në qershor të vitit 2024./Telegrafi/