Viti 2019 do të jetë një vit i suksesshëm për shqiptarët që mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve, “Grammy Awards”.
Kjo pasi këngëtaret e suksesshme shqiptare: Dua Lipa dhe Bebe Rexha, kanë arritur të nominohen në disa nga kategoritë e festivalit.
Dua Lipa është ajo e cila dominon me dy nominime, atë për “Këngën më të mirë ritmike” dhe “Artisten e re më të mirë”.
Në këtë të fundit, e nominuar gjendet edhe shqiptarja tjetër me famë botërore, Bebe Rexha, e cila gjithashtu garon edhe për çmimin tjetër “Performanca më e mirë duo/grup e zhanrit country”.
Bleta (emri i vërtet i këngëtares), me të marrë këtë lajm është emocionuar shumë, saqë nga gëzimi ka filluar të qajë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet bashkë me pjesëtarët e stafit të saj, duke festuar të lumtur dhe me emocione nominimin e saj.
“Kur ti gjen nominim tënd për ‘Artistin e ri më të mirë’ në Grammy Awards”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e videos.
Duket se konkurrenca për çmimin “Artisti i ri më i mirë” do të jetë vërtet interesante, kjo pasi të dyja shqiptaret e famshme gjenden të nominuara në të njëjtën kategori.
Ato konkurrohen edhe nga artistët tjerë të rinj si: Chloe x Halle, Luke Combs, Greta Van Fleet, H.E.R., Margo Price dhe Jorja Smith.
Mbetet të shihet se kush do të jetë fituesi i këtij çmimi në mbrëmjen e 11 shkurtit.
Bebe Rexha përndryshe ka qenë shumë e suksesshme këtë vit, pasi nxori në shitje albumin e saj të ri “Expectations”, nga ky doli edhe hiti “I’m a mess”, një këngë e cila ka arritur gati 200 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/