Telegrafi

Suharekë, shkoi i dehur në shtëpi dhe përzuri familjen nga shtëpia

Foto: Arkiv

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi i njëjti shkoi në gjendje të dehur në shtëpi dhe i nxori nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur të hënën në Suharekë rreth orës 22:25.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur verbalisht dhe detyruar që të dilnin nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij. Njësitet policore gjatë kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 82-fishekë”. thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/