Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar në rrethana të panjohura nga traktori.
Ngjarja ka ndodhur të premtën rreth orës 18:10, në Suharekë.
Siç thuhet në raportin e policisë, viktima dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda dërgohet për tretman mjekësor në QKUK.
“Raportohet se derisa i dyshuari, po drejtonte mjetin, një traktor të llojit ‘Fiat’, në rrethana të pa njohura nga traktori është rrëzuar në tokë një person. Viktima si pasojë e lëndimeve dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda dërgohet për tretman mjekësor në QKUK-ë”, thuhet në raport.
Sipas raporti, vozitësi i dyshuar është identifikuar, por jo edhe i ndaluar nga Policia.
Ndërkaq, me vendim të Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/