Site icon Telegrafi

Suharekë, kthehet në shkollë vajza e cila ishte sulmuar nga qeni

Diellza Daka, 9-vjeçarja nga fshati Shirokë i Suharekës, e cila ishte sulmuar para disa javësh nga një qen në ambientet e shkollës “17 Shkurti”, i është rikthyer bankave shkollore pas trajtimit mjekësor.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “17 shkurti” në Shirokë, transmeton Telegrafi.

“E dashur Diellza, jemi shumë të lumtur që je rikthyer mes nesh! Ke qenë në mendimet dhe lutjet tona gjatë gjithë kësaj kohe. Je një vajzë e fortë dhe e guximshme, dhe kthimi yt sot është një dëshmi e forcës tënde. Shkolla nuk ishte e njëjtë pa ty, dhe mezi presim të vazhdojmë të mësojmë dhe të rritemi së bashku. Mirë se u ktheve”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Lexo po ashtu Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Ndryshe, para disa javësh, një qen kishte sulmuar disa nxënës në shkollë, e ku Diellzës i kishte shkaktuar lëndime në kokë.

Rasti kishte ndodhur rreth orës 09:50, ku më pas kishte intervenuar policia duke e asgjësuar qenin./Telegrafi/

Exit mobile version