Suhareka dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Therandasit janë nikoqir të gjilanasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Therandë, me fillim nga ora 14:00.
Ekipi i Qëndrim Kidës nuk di për fitore në pranverë, kështu që do të synoj tri pikët e para pas një barazimi dhe dy humbjeve.
Në anën tjetër, ekipi i Ardian Nuhiut e ka nisur mirë me dy fitore dhe një barazim, kështu që pret rezultat pozitiv nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Suhareka: Ozdogan; Osmankovic, Kodra, Memolla; Nukic, Boshnjaku, Krasniqi, Stijepovic; Berisha, Zeka, Fetahaj;
Gjilani: Haxhihamza; Thaqi, Rodganovic, Arago, Ibrahimi; Shabani, Taipi; Bilalli, Prapashtica, Basa; Jarovic;
/Telegrafi/