Site icon Telegrafi

Sugareski: Po ndërmerren masa që të lëshohet qarkullimi hekurudhor afër Kumanovës

Ndërmerren masa maksimale në periudhë më të shpejtë të sanohen hekurudhat dhe të lëshohet qarkullimi hekurudhor afër Kumanovës, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Zoran Sugareski, duke komentuar gjendjen pas aksidentit të djeshëm me daljen nga binarët të dhjetëra vagonëve transportues afër stacionit hekurudhor në Kumanovë.

Lidhur me modernizimin, Sugareski theksoi se kërkohet mënyrë si të sanohen borxhet e mëdha në transportin hekurudhor, pastaj në mënyrë shtesë të investohen një pjesë e mjeteve me të cilat duhet të bëhet qarkullimi.

“Përpjekjet maksimale do të bëhen jo vetëm në pjesën e transportit, por edhe në pjesën e infrastrukturës. Hekurudha Manastir – Kremenica është përfunduar plotësisht, duhet të lidhet kablloja optike nga Trubareva deri në Manastir dhe gjithashtu duhet të vendosen pajisje shtesë”, tha Sugareski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas lëshimit në shfrytëzim të Qendrës së kontrollit afër Petrovecit.

Sipas Sugareskit, ka kufizim serioz të aktiviteteve për ndërtimin e hekurudhës Kumanovë-Belakovcë, dhe pritjet janë se pjesa e parë do të përfundojë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, me të cilën nënvizoi në vijim është ri-kualifikimi i kandidatëve edhe në pjesën e seksionit të dytë, për të filluar punët vitin e ardhshëm./Telegrafi/

Lexo po ashtu Treni i linjës hekurudhore Kumanovë-Shkup del nga binarët (Foto)
Exit mobile version