Në konferencë për shtyp Ministri për Transport dhe Lidhje Goran Sugareski tha se “Nuk është e saktë se Qeveria qëllimisht e anuloi thirrjen publike për ndarjen e përkrahjes financiere për fluturime të lira”.
Duke reaguar ndaj akuzave të sotshme të OBRM-PDUKM-së, ministri Sugareski tha se Komisioni që e ka udhëhequr procedurën e thirrjes publike ka vepruar në pajtim me procedurat dhe rregullat ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Komisioni që e udhëhiqte procedurën ka vepruar në pajtime me të gjitha rregullat ligjore dhe si rezultat i raportit të tyre, Ministria solli vendim për anulimin e thirrjes publike. Nuk ka lëshime të vogla dhe lëshime të mëdha. Ka rregulla ligjore precize dhe procedura të cilat duhet të respektohen, ndërsa në këtë rast Komisioni i ka ndryshuar. OBRM-PDUKM-ja nuk mund të paramendojë se si punohet në mënyrë ligjore dhe me respektim të procedurave”, tha Sugareski.
Në konferencën për shtyp Sugareski tha edhe një herë se fluturime të lira do të ketë dhe se në ditët e ardhshme pritet të shpallet thirrja e re për subvencionimin e avio-kompanive të lira./Telegrafi/