Site icon Telegrafi

Sugareski: Ndërtimi i rrjetit të gazsjellësit po zhvillohet me rritëm të shpejtë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe Drejtori i Resurseve të Energjisë së Maqedonisë, Bajram Rexhepi inspektuan ndërtimin e gazsjellësit kryesor nga Shtipi në Negotinë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërtimi i gazsjellësit me gjatësi prej 36 km kap shifrën e 15.8 milionë euro.

“Kjo pjesë e rrjetit të gazit është tashmë në fazën përfundimtare, ndërtimi do të përfundojë në të ardhmen e afërt dhe do të vihet në veprim menjëherë. Kjo do të thotë përfitime të mëdha për të gjithë qytetarët dhe kompanitë në këtë rajon. Dëshiroj të theksoj se ndërtimi i gazsjellësit në të gjithë Maqedoninë filloi të zhvillohet me dinamikë të përshpejtuar. Pothuajse të gjitha problemet janë tejkaluar dhe nëse zgjidhim shpronësimet këtë vit, duke filluar nga viti i ardhshëm, ndërtimi në terren do të ndodhë në një ritëm të përshpejtuar”, tha Sugareski.

Gazifikimi, tha ai, është prioritet i lartë i Qeverisë dhe prandaj të gjitha burimet duhet të përdoren për të përfunduar ndërtimin sa më parë, dhe të gjithë qytetarët dhe kompanitë do të ndjejnë përfitimet e gazit. Për qytetarët, kjo do të nënkuptojë energji më të lirë dhe kursime në buxhetet e tyre, pasi gazi zvogëlon koston e energjisë elektrike./Telegrafi/

Exit mobile version