Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski tha se bën përpjekje që të mos realizohet ndërprerja e paralajmëruar shfuqizimi nga 1 tetori i linjës së transportit ndërkombëtar hekurudhor Beograd-Selanik-Beograd e cila kalon nëpër Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Do të bëjmë gjithçka çka është në dorën tonë që ta kalojmë këtë problem, por nuk varet nga ne. Përgjigjja e tyre është se linja nuk ka qëndrueshmëri ekonomike”, tha Sugarevski.
Ai tha se përsëri do të bisedoj me ministren serbe për ndërtimtari, komunikacion dhe infrastrukturë, Zorana Mihajlloviq për linjën për të cilën kanë biseduar para disa muajve.
“Në këto dhjetë ditë deri në fund të muajit do të bëjmë gjithçka që kjo mos të ndodh, nëse ka nevojë edhe me vizita dhe bisedime të reja. Ajo çka është deri tek Qeveria e Maqedonisë konfirmojë se do ta bëjë, por ngjarja nuk varet nga ne”, tha Sugareski.
Nga Transporti Hekurudhor i Maqedonisë AD Shkup më herët informuan se bëjnë përpjekje që të mos shfuqizohet linja e vetme ndërkombëtare që kalon nëpër Maqedoni. /Telegrafi/