Site icon Telegrafi

Suedia do t’i thotë NATO-s se nuk do të lejojë që armët bërthamore të vendosen në territorin e saj

Suedia do t’i thotë NATO-s se nuk do të lejojë që armët bërthamore të vendosen në territorin e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky vend nuk do të lejojë që armët bërthamore të vendosen në tokën e tij kur të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s, tha ministri i jashtëm suedez.

Suedia – së bashku me fqinjin e saj nordik Finlandën – aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n në fillim të këtij viti dhe aktualisht po merr pjesë në negociatat përfundimtare.

Në fillim të këtij muaji, komandanti suprem i Suedisë rekomandoi që qeveria të mos vendosë asnjë vijë të kuqe si për shembull insistimin kundër bazave të përhershme të aleancës ose armëve bërthamore në tokën suedeze.

Por në një intervistë të premten, ministri i jashtëm Tobias Billstrom tha se vendi i tij nuk do të lejojë armë bërthamore në tokën e tij.

“Është ende qëndrimi afatgjatë i Partisë së Moderuar”, citohet të ketë thënë ai për agjencinë e lajmeve TT.

“Asnjëherë nuk kemi pasur qëllim që të ndryshojmë kushtet për aplikimin e dorëzuar nga qeveria e kaluar”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version