Prokurorët suedezë kanë vendosur të rihapin rastin kundër themeluesit të Wikileaks Julius Assange mbi përdhunimin e supozuar.
Britania e Madhe tani do të duhet të vendosë nëse do ta dorëzojë Assange në Suedi ose SHBA.
Zëvendësprokurorja suedeze Eva Mari Person, tha këtë vendim në një konferencë shtypi në Stokholm.
“Kam marrë një vendim për të rihapur rastin. Ka arsye serioze për dyshimin e fajit të Assange. Vendimi për mbylljen e hetimit bazohej në faktin se prania e Assange në gjykatë ishte e pamundur dhe jo në bazë të rrethanave të rastit”, tha Person.
Prokurorja suedeze shtoi se ajo ka në plan të lëshojë një urdhër arresti evropian për Assange, duke kërkuar ekstradimin e tij.
Nëse ekstradohet në Suedi, Assange nuk mund të dërgohet në një vend të tretë pa pëlqimin e Britanisë së Madhe.
Assange u arrestua muajin e kaluar në Londër, pasi ambasada e Ekuadorit hoqi azilin e tij.
Katër vjet më parë, Prokuroria suedeze njoftoi se kishte hequr dorë nga një hetim kundër themeluesit të Wikileaks për dy raste të sulmeve seksuale, pasi ato ishin të vjetruara.