Site icon Telegrafi

Suedia do të lejojë tubimet deri në 500 persona, por me një kusht

Suedia mund të lehtësojë masat sa i përket luftës kundër coronavirusit dhe të lejojë tubimet deri në 500 njerëz, sipas një propozimi të agjencisë së shëndetit publik të vendit.

Agjencia tha se vendet që mund të strehojnë kaq shumë mysafirë mund të përjashtohen nga rregulla aktuale, i cili lejon vetëm një maksimum prej 50 personash, raporton bbc, transmeton Telegrafi.

“Propozimi ka të bëjë me ngjarjet kur ka vende të numëruara”, tha kreu i agjencisë, Anders Tegnell.

Ai tha se nëse qeveria e pranon propozimin, efektet e saj duhet të vlerësohen – dhe “nëse funksionon mirë, kufiri mund të rritet”.

Kujtojmë se shteti suedez është i vetmi në botë që nuk ka aplikuar masa të rrepta dhe ka ndjekur rregullën e krijimit të imunitetit të tufës.

Ndryshe, Suedia deri më tani ka raportuar për 87072 raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 5812 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version