Site icon Telegrafi

Suedia regjistron numër të lartë të të vdekurve shkaku i COVID-19

Autoritetet shëndetësore suedeze kanë raportuar një numër të lartë të vdekjeve shkaku pandemisë.

Në Suedi, 96 vdekje të reja u konfirmuan si rezultat i COVID-19, më e shumta në një ditë në të paktën tre muajt e fundit.

Në 24 orët e fundit, coronavirusi është konfirmuar në 4,007 persona të tjerë, që është pothuajse 2,000 më pak se bilanci më i lartë ditor i konfirmuar më parë këtë muaj.

Në Suedi, 6,321 pacientë kanë vdekur si rezultat i infeksionit me COVID-19, raporton reuters.

Shkalla e vdekshmërisë nga në këtë vend është disa herë më e lartë se në vendet fqinje skandinave, por është akoma më e ulët se në disa vende më të mëdha evropiane si Spanja. /Telegrafi/

Exit mobile version