Suedia regjistroi të premten 9,654 raste të reja me coronavirus, derisa një ditë më parë raportoi 8,881 sosh.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi ka konfirmuar 100 viktima nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7,993.
Vdekjet e raportuara tani mendohet të kenë ndodhur gjatë disa ditëve ose edhe gjatë javëve, por numri i tyre shtohet në listën e Agjencisë së Shëndetit e cila azhurnohet katër herë në javë.
Në Suedi, vend ky i cili nga fillimi i pandemisë së coronavirusit praktikoi një qasje me liberale kundër COVID-19, ka filluar të bie besimi në përgjigjen e shteti ndaj pandemisë, madje edhe mbreti i këtij vendi që rrallë herë deklarohet, ka kritikuar ashpër ekspertët shëndetësorë.
Përveçse në këtë vend nordik, rritja e rasteve nga coronavirusi është manifestuar edhe në shumë vende të tjera evropiane.
Së fundmi, Gjermania u detyrua të implementojë një bllokim të plotë për të parandaluar përhapjen. /Telegrafi/