Që nga sot, Suedia kryeson për një vit Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).
Fokusi i presidencës, siç u njoftua në Stokholm, do të jetë forcimi i sigurisë dhe demokracisë.
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde njoftoi se vendi do të punojë në forcimin e sigurisë dhe demokracisë në Evropë dhe mjedisin e afërt, me një fokus në të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
I am honoured to take over the Chair of the @OSCE at a time when our region needs to come together to focus on our common security, based on the principles and commitments we all have made. #OSCE2021SWE https://t.co/IgmoCQkO69
— Ann Linde (@AnnLinde) January 1, 2021
“Jam e nderuar të marr kryesimin e OSBE-së, në një kohë kur rajoni ynë duhet të bashkohet për t’u përqendruar në sigurinë tonë të përbashkët, bazuar në parimet dhe angazhimet që kemi bërë të gjithë”, shkroi ajo në llogarinë personale në Twitter.
Linde më tutje falënderoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama për punën e kryer gjatë vitit të kaluar, ku për një vit këtë organizatë e udhëhoqi Shqipëria.
“Përkundër rrethanave sfiduese, ju arritët të rishikoni modalitetet e takimit, të merrni vendime të rëndësishme dhe të keni një udhëheqje të re ekzekutive!”, tha Linde. /Telegrafi/
Thank you @ediramaal and the Albanian CiO-team @AlMissionVienna for a truly inspiring chairpersonship of the @OSCE. In spite of challenging circumstances you managed to reinvent meeting modalities, get significant decisions adopted and a new executive leadership in place!
— Ann Linde (@AnnLinde) January 1, 2021