Site icon Telegrafi

Suedia ka rritjen më të ulët të shkallës së vdekjes sesa pjesët e tjera të Evropës

Suedia, e cila nuk prezantoi masa të rrepta mbylljeje që ndikuan negativisht në një pjesë të madhe të ekonomisë botërore, regjistroi një rritje më të ulët të shkallës së vdekjeve në vitin 2020 sesa shumica e vendeve evropiane, sipas analizës së të dhënave zyrtare.

Ekspertët e sëmundjeve infektive kanë paralajmëruar se këto rezultate nuk mund të interpretohen si prova që mbylljet nuk janë të nevojshme, por pranojnë se ato mund të tregojnë se qasja e Suedisë për të luftuar pandeminë e coronavirusit ka përparësi për t’u studiuar.

Gjermania dhe Franca zgjatën mbylljet e tyre javën e kaluar për shkak të një rritje në numrin e infektuar dhe vdekshmërisë së lartë, e cila do të ngadalësojë më tej rimëkëmbjen ekonomike, transmeton Telegrafi.

Megjithëse shumë evropianë kanë pranuar mbylljet si një masë urgjence ekstreme duke pasur parasysh që pandemitë nuk mund të vihen nën kontroll nga metoda të tjera, kjo ka shkaktuar protesta në rrugë e Londrës, Amsterdamit dhe gjetkë në muajt e fundit, raporton aljazeera.

Nga ana tjetër, Suedia u mbështet kryesisht në masat vullnetare të përqendruara në distancimin shoqëror, higjienën e mirë dhe rregullat e synuara, duke lënë shkolla, restorante dhe dyqane kryesisht të hapura, të cilat ndanë qytetarët, por gjithashtu kursyen ekonominë nga goditja që ndodhi diku tjetër në Evropë.

Të dhënat paraprake të Eurostat të përpiluara nga reuters tregojnë se Suedia kishte 7.7 për qind më shumë vdekje në vitin 2020 sesa mesatarja e katër viteve të mëparshme.

Vendet që kishin disa mbyllje, të tilla si Spanja dhe Belgjika, kishin të ashtuquajturat një tejkalim i vdekjeve përkatësisht prej 18.1 dhe 16.2 për qind.

Njëzet e një nga 30 vendet me statistika të disponueshme kishin një numër të vdekjeve më të larta se Suedia. Por Suedia është shumë më keq se fqinjët e saj nordikë. Danimarka ka një rritje të vdekshmërive prej 1.5 për qind në vitin 2020, Finlanda 1 për qind dhe Norvegjia nuk e ka fare.

Numri i të vdekurve në Suedi është në fund të tabelës në një tjetër analizë të Eurostat dhe të dhëna të tjera të lëshuara nga Byroja Kombëtare e Statistikave Britanike javën e kaluar.

Në atë analizë, e cila përfshin rregullime për shkak të ndryshimeve në strukturën e moshës dhe vdekshmërisë sezonale të vendeve të analizuara, Suedia është e 18-ta nga 26 vendet. Polonia, Spanja dhe Belgjika janë në krye.

Popullsia suedeze është përgjithësisht më e shëndetshme se mesatarja e BE-së me një jetëgjatësi prej 82.6 vjet në vitin 2018, krahasuar me mesataren e BE-së prej 81 vjetësh. /Telegrafi/

Exit mobile version