Telegrafi

Suedia ka numrin më të ulët të vdekjeve sesa shumë vende që janë në bllokadë shkaku COVID-19

Shkalla e vdekjeve në shtetin suedez është më e ulët se në shumicën e vendeve që kanë futur bllokada.

Suedia ka regjistruar 9,192 raste të reja të infektimit me coronavirus që nga e mërkura.

Kështu njoftoi agjencisë së shëndetit publik të vendit, e cila ka një model specifik të luftimit të virusit, raporton reuters.

Në një vend me 10 milionë banorë, u regjistruan tetë vdekje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të coronavirusit në 14,275.

Shkalla e vdekjeve në Suedi për frymë është shumë herë më e lartë se në fqinjët nordikë, por është më e ulët krahasuar me shumicën e vendeve evropiane që kanë futur masa bllokimi. /Telegrafi/